Së fundmi, me anë të një “ask question” në Instagram, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka treguar si po i shkon shtatzënia dhe ka shuar disa kuriozitete të tjera të ndjekësve. Arbana ka treguar se nga dita në ditë po shëndoshet dhe po kalon gjithë kohën e lirë të munguar me dy djemtë e saj. Ndërkaq, e pyetur se cili ka qenë moderatori i saj i preferuar kur ka qenë e vogël, Arbana ka shkruar emrin e Adi Krastës.
Moderatorja ka treguar gjithashtu se gjininë e fëmijës së tretë e ka zbuluar kur ishin me pushime dhe nuk mundën ta ruajnë me një video këtë moment, që i dha shumë emocione. Lajmin e bukur të shtatzënisë Arbana e dha gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Ndërkaq, ndjekësit kanë qenë kuriozë për rikthimin e bukuroshes në ekran. Osmani ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë ndjekësit dhe është shprehur se do të rikthehet në sezonin e vjeshtës.