Lifestyle

E hënë përsëri… Pse kjo është dita më e urryer e javës për të gjithë ne?!

E hëna është dita më e padëshiruar e javës nga kushdo që duhet të dalë shpejt në mëngjes nga shtëpia, për të shkuar në punë, ose në shkollë. Nga ana tjetër, e premtja duket se është dita më e dashur e javës.

Sipas disa studimeve, e hëna është dita në të cilën ne priremi të ankohemi pothuaj dy herë më shumë sesa çdo ditë tjetër të javës. Madje, kjo është dita ku llogariten edhe më shumë minuta vonesë në punë. Ja disa nga arsyet kryesore që njerëzit priren ta kenë inat ditën e hënë…

Stresi për punën që ju pret në ditët në vijim. po nis një javë e re dhe ju ende nuk e dini se si do të shkojë, shpesh duke menduar dhe më të keqen. Të hënën kthehesh në rutinë, ndërsa gjatë fundjavës nuk ke pasur fare rutinë.

Gjatë fundjavës del dhe fle më pak, të hënën zgjohesh, me zile alarmi dhe me një mungesë gjumi të theksuar. Gjatë fundjavës ha pak më shumë, por sidomos pi më shumë sesa gjatë pjesës tjetër të javës. Si përfundm, jeni në një gjendje jo të mirë dhe disi ‘hangover’.

Sipas studimeve, e hëna është dita kur paraqiten më shumë dorëheqje nga puna. Një tjetër studim tregon që e marta është dita kur paraqitet numri më i madh i kërkesave për punësim. Rihyrja në vendin e punës, ose në shkollë, vë në krizë nevojën tonë për siguri. Frika se mos gjejmë një surprizë të pakëndshme pas fundjavës, edhe pse vetëm dy ditë largësi, rrisin shqetësimin e rikthimit. Për të mos përmendur faktin që ndoshta nuk ju pëlqen fare puna që bëni. Të rikthehesh në punë, kur ajo nuk të pëlqen, është shkak i rëndësishëm logjik i pështjellimit të së hënës.