Celebrities Gossip Showbiz

E harroi Chiara Ferragni-n? Fedez fotografohet në momente intime me vajzën brune në një jaht!

Dyshja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe Fedezi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre e duket se tashmë nuk ka më kthim pas, kjo pasi kanë nxjerrë në shitje pronat e tyre të përbashkëta si prsh vilën e ëndrrave, “Villa Matilda” në Como.

Chiara Ferragni duket se e ka lënë pas ndarjen nga Fedez dhe ka nisur një lidhje të re me mjekun Andrea Bisciotti. Lajmi vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo.

Por duket se tashmë Fedez ka një partnere të re, pasi është fotografuar së fundmi në momente intime në në jaht me një vajzë brune. Identiteti i vajzës është zbuluar dhe bukuroshja quhet  Luna Shirin Rasia, 23 vjeçe dhe njihet si e dashura e fundit e Michele Merlo. Kjo është romanca e tretë e tij pas ndarjes nga Chiara Ferragni e nuk dihet nëse do të zgjasë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)