Së fundmi, aktorja dhe njëherësh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka befasuar me paraqitjen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, me veshjen e saj e cila mori shumë kritika në rrjetet sociale.
Mesa duket, kjo gjë e ka shqetësuar Adrianën e cila menjëherë ka ardhur me një reagim në rrjetin e saj social Instagram. Me anë të dy postimeve në Instastory, Adriana ka shkruar se:
Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend! Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj, etj. Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend. Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht! Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Por, edhe një gjë e kam pritur, më shumë mbështetje nga gazetaret. Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbeshtesin fuqishëm njëra-tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë. Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas. Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!
Adriana ka qenë shumë e përfolur në portale kohët e fundit. Historia e përballjes dhe fitores me sukses të luftës së saj me tumorin, miqësia me Arjola Demirin e lidhja e saj me futbollistin Keith Owen Groeneveld kanë qenë disa nga arsyet se përse Adriana ka qenë kryefjalë e mediave. E së fundmi, në disa portale qarkulluan zëra se ajo është ndarë nga partneri i saj. Adriana dhe Keith nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram. Lidhur me këto thashetheme, sa janë të vërteta apo jo, ka reaguar më në fund Keith.