Këngëtarja e famshme, Christina Aguilera, ka vendosur që këtë Halloween të frymëzohet nga filmi “Bram Stoker’s Dracula”. Ylli i muzikës ka ndarë me 9.9 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi të realizuara e maskuar.
Në fotot në fjalë, Aguilera shfaqet me një mini fustan vishnjë, ndërsa flokët i ka modeluar njësoj si personazhi Gary Oldman në film. Fansat duket se e kanë pëlqyer këtë përzgjedhje të Christinës pasi komentet poshtë fotove ishin pozitive.
Mbretëresha e Halloween
Visualizza questo post su Instagram
Christina Aguilera ka ngjallur shqetësim tek ndjekësit e saj për humbjen drastike në peshë. Një video e bërë nga fansat e ikonës së popit, gjatë një eventi u bë virale dhe përdoruesit e mediave sociale shprehën shqetësimet e tyre për transformimin e saj dramatik. Ndonëse disa i dolën në mbrojtje dhe thanë se ajo ka qenë gjithmonë e imët, të tjerë thanë se dukej tejet nënpeshë.