Love & Sex

E gjeni dot se cila është gjuha më romantike në botë sipas studimeve?!

Pavarësisht nëse thoni Je t’aime, Te amo ose Ich liebe Dich, shprehja e dashurisë tuaj në çdo gjuhë është një moment historik emocional. Mësimi i një gjuhe të re për t’i bërë të ditur personit të veçantë në jetën tuaj se sa shumë do të thotë për ju shkon përtej vlerësimit mesatar. Rosetta Stone anketoi të dashuruarit në mbarë botën për të identifikuar gjuhën më romantike. Frëngjishtja kryeson me 60 përqind, anglishtja u rendit e dyta me 17 përqind.

A është frengjishtja gjuha më romantike në botë? Me sa duket, ata që janë të dashuruar duhet ta mësojnë frëngjishten patjetër. Plot 60 përqind e të anketuarve mendonin se Je t’aime ishte mënyra më romantike për të thënë të dua, por gjithashtu 60 përqind nuk ishin përpjekur kurrë të mësonin një gjuhë tjetër për t’i bërë përshtypje dikujt. Kur bëhej fjalë për të dëgjuar këngë dashurie në gjuhë të ndryshme, 34 përqind mendonin se këngët në spanjisht ishin më romantiket me këngët franceze afër me 29 përqind.

Ndërkohë, ju rikujtojmë se e diela është dita kur bëhet më shumë seks, sipas studimit dhe mëngjesi është më i preferuari! Një studim britanik i 2,000 njerëzve i publikuar në fillim të këtij viti zbuloi se mëngjesi i së dielës ishte koha më e popullarizuar gjatë javës për aktivitete seksuale, e ndjekur nga e shtuna. Beqarët kishin më shumë gjasa të bënin seks nga e hëna deri të enjten, ndërsa ata në lidhje e bënin më shumë në fundjavë, sipas një studimi të publikuar në The Journal of Sexual Medicine.