E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë ditën e sotme Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari. Ajo ka zbuluar në një intervistë mjaft të veçantë më shumë detaje në lidhje me fillesat e karrierës së saj dhe jo vetëm…
Juridiku për mua ka qenë vendimmarrja që e kam marrë që 15 vjeç dhe nisi gjithçka nga një shfaqje artistike ku unë luajta rolin e avokates së Clytemnestra-s që vrau Agamemnonin. Por historia që fshihej prapa ishte se unë jam vajza e një babai që ka qenë një oficer policie shumë i nderuar që ka vdekur shumë i ri në moshë dhe unë më pas jam rritur me nënën time, një grua shumë e fortë, e vetme, frymëzuese por mësuese në botën e arsimit. Isha si e ndarë mes një profesioni të mësuesisë dhe kujdesit për fëmijët dhe ndërkohë me imazhin e babait tim që mbaja mend, oficerin e forcave speciale që vinte nga operacionet në luftë me krimin.
Isha gjithmonë mes këtyre dy botëve. Gjithmonë kisha pasionin për Kriminologjinë, Drejtësinë e me radhë por thoja që do bëja diçka për të ardhmen time.
Ndër të tjera Klaudia zbuloi se mamaja e saj i kishte kërkuar që ajo mos të vazhdonte studimet për Drejtësi por të përpiqej për të kapur një degë të Mjekësisë ose Framacinë duke qenë se ishte me rezultate të mira. Por ajo ishte e vendosur dhe zbluoi se…
Në formularin tim u hodh vetëm Drejtësia si degë dhe e fitova me premtimin që nuk do vazhdoja për Krimet por për Civile. Pas një karriere ku provova që të isha edhe juriste në pjesën Civile, provova edhe Publiken, Kushtetuesen dhe të gjitha me radhë si duket pasioni nuk të lë kurrë në baltë dhe përfundova tek ajo që kisha dashur që fëmijë. Sot bëj diçka që çuditërisht është një bashkim i profesioneve të të dy prindëve të mi.
Për të zbuluar më shumë se si vepron drejtësia restauruese për fëmijët e mitur që përfsihen në krime dhe në konflikte me ligjin klikoni këtu.