Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bënë bujë disa javë më parë pasi zbuluan se ishin martuar në Las Vegas. Mirëpo, së fundmi, disa thashetheme kanë dalë në dritë, ku pretendohet se këngëtarja me famë botërore ka “detyruar” aktorin që të martoheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Disa burime pranë këngëtares janë shprehur se Lopez e ka shtyrë Affleck që të martoheshin më herët pasi ishte e shqetësuar se aktori do të “ftohej” dhe do të ndryshonte mendje në momentin e fundit.
Sipas mediave, J.Lo kishte frikë se mos përsëritej ajo që ndodhi në vitin 2004. Asokohe, ata u ndanë disa ditë para ceremonisë së dasmës, prandaj Lopez kishte frikë se Affleck do të tërhiqej përsëri nëse i jepej shumë kohë. Dhe mund të ketë qenë Affleck ai që i propozoi yllit latin, por ajo nuk donte të humbiste më kohë nga momenti kur tha po. Së fundmi në mediat e huaja është publikuar certifikata e martesës së Bennifer ku vihet re se ylli i popit është treguar një nuse tradicionale, duke marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj pas martese, Affleck.
Dyshja u martua nga pastori Ryan Wolfe dhe dëshmitari i tyre kryesor ishte Kenosha Booth. Kujtojmë që Jennifer dhe Ben Affleck po planifikojnë një festë të madhe në një nga shtëpitë që aktori ka në pronësi, në qytetin bregdetar të Riceboro, Georgia, ku të ftuar do të jenë anëtarët e familjes, miqtë e ngushtë të çiftit por edhe artistë të famshëm.
Të gjithë fansat e Bennifer mund të jenë lumturuar shumë nga ribashkimi i dyshes së famshme. Megjithatë, është dikush që nuk mendon se ata e kanë të gjatë romancën e tyre. Rikujtojmë, se bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se martesa e këngëtares me Ben Affleck nuk ka gjasa që të zgjasë.