Tashmë Shqipëria ka dalë nga zona e rrezikut nga COVID-19. Javët e fundit kanë shënuar ulje të mëdha të rasteve të infektimit. Gjithashtu, spitalet rajonale COVID, janë mbyllur dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me “Shefqet Ndroqin” që po përgatitet të mbyllë shërbimet për pacientët e pandemisë.
Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha një lajm mjaft të bukur. Ajo zbuloi se një foshnje i quajtur Enxhi i cili ka ardhur në jetë në javën e 27-të të shtatzënisë dhe u prek nga Koronavirusi, tashmë e ka fituar këtë luftë të madhe.
Bebushi ka qënë i shtruar tek infektivi ku prej 50 ditësh ishte një prej pacienteve që gjendej në terapi intensive. Enxhi i cili lindi vetëm 1000 gramë, doli fitimtar kundrejt virusit.
Pas 50 ditësh shumë të vështira në terapi intensive, Enxhi i vogël që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, e ka fituar betejën për jetën. Super punë dhe përkushtim i ekipit të mjekëve dhe infermierëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. #JetëtëgjatëEnxhi.