Telli Swift, e fejuara e boksierit Deontay Wilder ka marrë një urdhër të përkohshëm ndalimi ndaj tij. Kjo pasohet nga pretendimet se ai ka abuzuar me të në shumë raste gjatë gjashtë viteve të fundit. Swift, e cila filloi të takohej me Wilder në vitin 2015, aplikoi për urdhrin e ndalimit në Los Angeles në fund të javës së kaluar dhe një gjykatës e pranoi atë. Urdhri i ndalimit u dha dy ditë pasi Wilder u eliminua në një përballje me boksierin kinez Zhilei Zhang.
Urdhri kërkon që Wilder të qëndrojë të paktën 100 metra larg Swift dhe vajzës që ata ndajnë deri më 25 qershor, kur të dyja palët do të dalin në gjykatë. Në aplikimin e saj, Swift e ka akuzuar Wilderin se e ka goditur atë ‘të paktën pesë herë’ që nga viti 2018. Ajo gjithashtu pretendon se ai e pështyu atë disa herë dhe madje tha se ishte ‘gati e mbytur’ kur Wilder ia futi fytyrën në një jastëk, kur ai ishte i tërbuar.
Ajo gjithashtu pretendon se në mesin e prillit, Wilder ishte në gjendje të fitonte akses në laptopin e saj pa pëlqimin dhe dërgoi mesazhe shqetësuese në kontaktet e saj personale dhe profesionale. Swift gjithashtu thotë se Wilder do ta tallte dhe kërcënonte vazhdimisht ndërkohë që priste që ajo të kishte marrëdhënie seksuale me të tri herë në ditë. Ajo gjithashtu thotë se më 15 prill u dëbua nga rezidenca e tyre në Atlanta pavarësisht se ishte në mes të rimëkëmbjes nga një operacion i fundit.
Swift u fejua me sportistin në vitin 2018. Swift shtoi se ajo kishte frikë se Wilder do të bëhej sërish i dhunshëm me të kur ai u kthye në shtëpinë e LA nga përballja me Zhang në Arabinë Saudite. “Unë besoj se Deontay është i aftë të jetë fizikisht i dhunshëm ndaj meje pas kthimit të tij në qershor, sepse ai është shprehur se është i zemëruar me mua që nga prilli dhe ka abuzuar fizikisht me mua në të kaluarën”-tha ajo.
Çifti ishte i fejuar që nga viti 2018 dhe të dy u shfaqën në shfaqjen televizive WAGS Atlanta. Wilder ka tetë fëmijë; tre djem dhe pesë vajza; duke përfshirë katër me ish-gruan e tij Jessica Scales.