Bota Celebrities

“E dua Hitlerin!”, Kanye West “shpërtheu bombën” e radhës, Twitter i pezullon llogarinë!

Twitter pezulloi llogarinë e reperit të njohur amerikan, Kanye West për nxitje të dhunës, pasi postoi një imazh të një svastike të ndërthurur me një yll të Davidit dhe komente admiruese për Hitlerin. Reagoi Elon Musk në përgjigje të imazhit që lidh simbolet e regjimit nazist dhe judaizmit të postuar nga reperi, gjithnjë e më shumë i izoluar pas komenteve antisemite të tij.

Llogaria e tij është pezulluar për nxitje të dhunës.

Që nga tetori kur për 44 miliardë dollarë bleu platformën, pronari i saj, njeriu më i pasur i botës, Elon Musk deri më tani ka mbrojtur një vizion absolut të lirisë së shprehjes.

Gjatë paraqitjes në programin “Infowars”, të drejtuar nga prezantuesi konspirativ Alex Jones, reperi amerikan, i cili tani e quan veten Ye dhe që mbante veshur një kapuç të zi që i mbulonte të gjithë fytyrën, filloi një diskutim mbi mëkatin, pornografinë e djallin.

Unë e dua Hitlerin!

Mjaftuan këto fjalë të përsëritura nga Ye që në rrjetet sociale të vërshonte një lumë dënimesh për komentet. E ndërsa Kanye u pezullua, javë më parë, Musk vendosi rikthimin e llogarisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Me referendum, këtë e vendosi populli i web-it, edhe pse Trump nuk u shfaq shumë i interesuar. Tani e gjen veten mirë te platforma Truth e nuk synon ta braktisë.

Donald Trump u pezullua nga Twitter-i më 8 janar të vitit të kaluar, dy ditë pasi rebelët pro-Trump sulmuan Kapitolin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndërprerë një seancë të përbashkët të Kongresit Amerikan. Pesë persona u vranë në trazirat që tronditën botën. Tani, ai ka ndërmarrë projektin politik për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Rreth 15 milion përdorues u përgjigjën, me 51.8% prej tyre që votuan në favor. Pronari i Twitter-it, miliarderi Elon Musk shkroi:

Populli foli, Trump do të rikthehet. “Vox Populi, Vox Dei” (Zëri i popullit, zëri i Zotit).