Fashion

E dinit se mund të vendosni tatuazhe edhe në flokë? Cardi B jua tregon si…

Cardi B e festoi ditën e nënës si çdo nënë me familjen e saj ndërsa kishte veshur një fustan të zi të prerë, çizmet më dramatike të njohura për njerëzimin dhe flokë të drejtë biondë të stolisur me tatuazhe të përkohshme.  Nga ana e përparme, flokët e saj dukeshin mjaft të thjeshtë derisa të shihnit tatuazhet e një arme dhe trëndafila në njërën anë të flokëve të saj.

Parukierja e saj e preferuar Tokyo Stylez u dha fansave të saj në Instagram një video nga prapaskenat ku tregonte sesi e krijoi këtë stil më 14 maj. Stylez e filloi klipin e shkurtër duke treguar një nga tatuazhet e përkohshme që kishte përdorur në flokët bjonde të reperes.

Ajo ngjiti fletën e tatuazhit në flokët e Cardit, duke u siguruar që t’i lëmonte ato. Më pas, me një sfungjer të lagur, ajo lyei lehtë letrën për të ngjitur tatuazhin. Ajo vazhdoi të njëjtin proces me pjesën tjetër të tatuazheve, duke treguar me detaje sesi aplikoi një tatuazh të dytë trëndafili sipër armës.