Lifestyle Love & Sex

E dinit që pikërisht JU po e sabotoni lidhjen me veprimet tuaja?! Psikologët ju rrëfejnë si ndodh kjo!

Shumë prej nesh dëshirojmë marrëdhënie romantike cilësore dhe kuptimplote, por ndonjëherë pa e ditur i sabotojmë ato me veprimet dhe bindjet tona. Sabotimi i marrëdhënieve shpesh buron nga frika, pasiguria ose përvojat e kaluara dhe mund të dëmtojë seriozisht aftësinë tonë për t’u lidhur me të tjerët. Psikologia nga Harvardi, dr. Cortney Warren, zbuloi katër arsyet kryesore pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre romantike dhe si t’i njohin dhe kapërcejnë ato për të ndërtuar marrëdhënie më të shëndetshme.

Frika

Arsyeja më e zakonshme për sabotimin e marrëdhënieve është frika. “Njerëzit kanë frikë se mos lëndohen, braktisen ose refuzohen, veçanërisht kur kujdesen shumë për partnerin e tyre. Ndonjëherë është një frikë nga lidhja ose vetë angazhimi. Kjo frikë mund të çojë në mendime të tilla si: ‘Më mirë të largohem para se të lëndohem’. ose ‘Nuk dua të lidhem shumë sepse do të lëndohem më vonë’”, shpjegon psikologia për YourTango.

Vetëbesimi i ulët

Njerëzit me vetëbesim të ulët shpesh sabotojnë marrëdhëniet sepse nuk besojnë se meritojnë dashuri dhe një marrëdhënie të shëndetshme. Për shkak të një imazhi negativ për veten, ata mund të tërhiqen ose të krijojnë pengesa në marrëdhënie, pohon Dr. Warren. “Mendime të tilla mund të duken si frazat: ‘Unë nuk jam mjaft e mirë për dashuri’ ose ‘Ata do të gjejnë dikë më të mirë sapo të kuptojnë se jam e thyer’, shtoi ajo.

Besimi i tronditur

Marrëdhëniet e mëparshme, të karakterizuara nga pabesia, josinqeriteti ose tradhtia, mund të çojnë në mosbesim të thellë. Psikologia shprehet: “Njerëzit në këto situata shpesh besojnë se askush nuk e meriton besimin e tyre, prandaj shmangin një lidhje më të thellë. Mendime të tilla si: ‘Nuk do t’i besoj më askujt 100 për qind’ ose ‘Gjithmonë jam duke pritur momentin kur do të shkelin besimin tim’, janë shenjat e këtij problemi”.

Pritshmëri jorealiste të larta

Pikëpamjet perfeksioniste mbi marrëdhëniet ose besimi në përrallat romantike shpesh çojnë në zhgënjim. Njerëzit me pritshmëri jorealiste refuzojnë shpejt partnerët për shkak të papërsosmërive të vogla. “Lajmi i mirë është se duke i njohur këto modele, ju mund të punoni për t’i ndryshuar ato. Të kuptuarit e veprimeve tuaja dhe arsyeve pse sabotoni marrëdhëniet është hapi i parë drejt ndërtimit të marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të përmbushura”, përfundoi dr. Warren.