Të gjithë ne e njohim aktorin e njohur amerikan Jason Sudeikis, por a e dinit se “Jason” nuk është emri i tij i vërtetë? Është e vërtetë, deri diku. Emri i vërtetë që ka pasur që në lindje Jason Sudeikis, është Daniel Jason Sudeikis.
Pra, pse e kemi thirrur aktorin me emrin Jason gjatë gjithë kësaj kohe? Epo, Jason ka shpjeguar së fundmi gjatë një interviste me “Today” se pse ai e ndërroi emrin vetëm në Jason. Në thelb, emri i babait të Jason-it është gjithashtu Daniel, i cili do të ngatërrohej në shtëpi kur nëna e aktorit do të thërriste emrin Daniel dhe do të ishin dy njerëz me të njëjtin emër të pranishëm.
Nëna ime vendosi të më quante Jason kështu që ne e dinim se cilit prej nesh po i bërtiste.
Rikujtojmë se, Jason Sudeikis, ka folur për herë të parë në lidhje me prishjen e fejesës së tij me Olivia Wilde, me të cilën ka dy fëmijë. Lidhja e tyre shtatëvjeçare përfundoi në nëntor të vitit të kaluar, kur ata vendosën të vazhdojnë jetën e tyre të ndarë. Në një intervistë për revistën “GQ”, aktori dhe skenaristi amerikan nuk dha detaje, por u përgjigj me shumë me kujdes duke mos dashur të ofendonte ish-partneren e tij. Duke folur për arsyet e ndarjes me Olivia-n, ai u shpreh:
Mendoj se gjërat do të jenë më të qarta për mua brenda një viti. Ose në dy vite, ose akoma më mirë në pesë vite. Do të dalë nga libri i jetës sime në një kapitull, pastaj në një paragraf, pastaj në një rresht, pastaj në një fjalë dhe në fund do të bjerë mbi një shkarravinë.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se aktori fajëson dikë për fundin e dashurisë mes tyre. Ai e sheh përfundimin e lidhjes së tyre si një mësim të jetës, maturimit dhe një mundësi për reflektim. Sudeikis dhe Wilde janë prindër të dy fëmijëve, një djali 7-vjeçar dhe një vajzë 4-vjeçare, ndërsa pas ndarjes së tyre ruajnë një marrëdhënie miqësore duke theksuanr kështu angazhimin e tyre për të rritur fëmijët së bashku.