“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Luiz Ejlli është bërë së fundmi pjesë e provave të “Dancing With The Stars”. Ai ishte i pranishëm në provat e Ina Kollçakut partnerin e saj në kërcim, Eltionin. Teksa ky i fundit po i mësonte këngëtarit të njohur koreografinë, në një moment Luizi duhej të prekte të pasmet e Inës dhe ta ngrinte atë lart. Mirëpo ai tha që për të bërë këtë veprim duhet ti merrte leje bashkëshortes së tij, Kiara Tito pasi edhe kur pranoi të luante në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” ish-banori nuk e kishte ditur që do kishte skena, ku ndër to ishin edhe puthjet me Olta Gixharin.
Kiara kur është bërë filmi ‘Në Kuadër të Dashurisë’ e pranova pa lexuar skenarin dhe mbrapa thashë që skam ditur asgjë. E di që çfarë më pret në shtëpi kur të vij
Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit të kaluar kur fustani iu zbërtheu papritur. Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës, u afrua Sardi. Gjatë provave për spektaklin e ardhshëm partnerja e tij në skenë, Erisa Govaçi ia ka kujtuar këtë skenë dhe duke e pyetur se çfarë do të bënte nëse bashkëshorti i Oltës do të ishte në skenë, Sardi është përgjigjur.