Monica Bellucci ka treguar edhe një herë dashurinë e saj për ishullin Paros në Greqi. Ylli italian viziton shpesh herë ishullin dhe blerja e saj e fundit tregon se ajo do të vijë më rregullisht në Greqi. Aktorja ka blerë një shtëpi në ishullin Paros. Sipas një raportimi të “Happy Day”, aktorja qëndronte në Greqi si mysafire e mikut të saj. Ndërkaq, pamjet e shtëpisë luksoze u publikuan përmes një video të transmetuar në një emision grek.
Rikujtojmë se së fundmi Bellucci ka konfirmuar marrëdhënien e saj me regjisorin Tim Burton. 58-vjeçarja italiane, në një intervistë për “Elle France”, tha se e dashuron 64-vjeçarin amerikan duke u shprehur se: “Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”,-tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.