Lifestyle Love & Sex

“E dashura që rri në shtëpi”, çfarë është ky ‘trend’ i ri në TikTok dhe disavantazhet që vijnë me të?!

Nëse keni një llogari në TikTok, me siguri i keni parë vajza duke rregulluar krevatin ose duke përgatitur kafenë për të dashurin dhe një lëng të shëndetshëm për vete, ndoshta duke treguar rutinën e tyre të kujdesit për lëkurën dhe duke e shoqëruar me fjalët: “Një ditë në jetën time si e dashura që rri në shtëpi”.

https://www.tiktok.com/@kendelkay/video/7338169783583558954?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Kërkime si “stay-at-home girlfriend” (37.3 milionë shikime), “life as a stay-at-home girlfriend” (37.8 milionë shikime), “stay at home GF” (36.2 milionë shikime), dhe “SAHG” (34 milionë shikime) janë gjithnjë e më të përhapura në TikTok. Kjo prirje është trajtuar në artikuj të fundit në New York Post dhe Wall Street Journal, ku ky i fundit e atribuon atë si një “lëvizje e gjeneratës Z larg nga kultura e punës së ngarkuar dhe drejt një jete më të qetë.”

https://www.tiktok.com/@skinbyhelen/video/7188608691942231302?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Por, siç theksojnë disa komente, jeta e një “SAHG” është e rrezikshme. “Është mirë dhe bukur deri sa ai të ndahet me ty,” shkruan dikush. “Nuk e imagjinoj dot të mos punoj, do të ndihesha shumë e papërmbushur”, shprehet një komentuese.

Dhe ja ku vijmë tek ana tjetër e “SAHG TikTok”-ut që nuk e shihni, videot pas ndarjes që ju paralajmërojnë për rreziqet financiare dhe emocionale që vijnë me këtë stil jete. Nëse do të hiqni dorë nga pavarësia financiare për t’u bërë “SAHG”, duhet ta bëni këtë duke u përgatitur për atë që mund të ndodhë nëse marrëdhënia përfundon.

@ajani_reign

#christiantiktok #sahg #sahgf

♬ original sound – Ajani Reign