Celebrities Gossip Showbiz

E dashura e veçantë e Krist Aliajt, por ja ç’ mendim ka Robert Aliaj?

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Kristi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon dhe veç të tjerave ka folur rreth lidhjes së tij të re, me vajzën të cilën ende nuk e ka zbuluar për publikun. Ama gjatë intervistës Kristi ka treguar shumë për të.

Bieta: Fjala e Robertit për lidhjen tënde?

Kristi: Fjala kyçe: entuziast, se pa prap një Krist tjetër, pa prap atë Kristin e dashuruar, që projekton të ardhmen e plane për atë gocën…

Kristi ka treguar se shkëmben me të dashurën e tij dhurata të vogla dhe të mirëmenduara dhe ka treguar njërën prej tyre.