Celebrities Gossip Showbiz

E dashura e re e Pique ‘tallet’ me Shakira-n, por nuk ia hedh pa u lagur nga fansat e këngëtares!

Shakira thuhet të jetë shumë e zemëruar me ish-burrin e saj, Gerard Pique, për daljen publike me të dashurën e re. Dalja publike e 35-vjeçarit me partneren e re vjen tre muaj pas ndarjes nga këngëtarja 45-vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë.

Tani fansat janë të bindur se studentja e marrëdhënieve me publikun, Clara, 23 vjeçe, ka tallur këngëtaren kolumbiane duke postuar një video ku shfaqet duke kërcyer e veshur me bikini të zeza nën ritmet e hitit “Te Felicito”. Megjithatë, videoja e cila u nda me 56 mijë ndjekës përpara se të fshihej, tregoi Clara-n duke vendosur këngën e Shakira-s në video.

Nuk është e qartë nëse kjo ishte një llogari fansash apo nëse origjinali ishte postuar me muzikë të mbivendosur në një fazë të mëvonshme. Të bindur se postimi ishte bërë nga Clara, fansat e akuzuan studenten, e cila gjithashtu punon për futbollistin e Barcelonës, Gerard, 35 vjeç, për mosrespektim ndaj ish-partneres së të dashurit të saj. Ata shkruan:

Aty e shihni se çfarë është provokimi dhe mos-respekti.

Dhe guxon të jesh aq trime sa të vendosësh këngën e Shakira-s në të.

Awwww sa e lezetshme dikush po përpiqet të tërheqë vëmendjen. Duhet të jetë shumë e vështirë të jetosh nën hijen e Shakira-s, apo jo?

Pasi ish partneri i saj, Gerard Pique u pa së fundmi duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, thuhet se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre. Jordi Martin tha për median ‘RCN Mundo’ se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.

Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillimet e lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh ata më mirë se të tjerët. Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakira-n”. Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 23-vjeçare, që nga shkurti.