Paditë janë gjithmonë një problem më vete, megjithatë Johnny Depp doli fitimtar nga gjyqi për shpifje me një vendim të suksesshëm në anën e tij dhe sigurisht edhe me një partnere të re. Joelle Rich përfaqësoi Depp në çështjen e tij si një nga avokatët kryesor dhe tani dyshja thuhet se janë të fejuar, megjithëse Depp nuk paska qenë klienti i parë i profilit të lartë që përfaqësonte Rich.
Në të kaluarën e Rich është zbuluar se ajo përfaqësoi Meghan Markle kur gruaja e Princit Harry paditi gazetat Associated në tetor të 2019-ës. Një letër private që ajo i kishte shkruar babait të saj të larguar, u bë publike në gazetën Daily Mail dhe ajo kërkoi ndihmën e Rich për ta vënë në lëvizje gjykatën. Pavarësisht se kishte një kohë të konsiderueshme midis fillimit të çështjes dhe vendimit që po jepej, Markle fitoi padinë në dhjetor 2021 pasi gjykata vendosi që Gazeta Associated kishte shkelur privatësinë e saj në një mënyrë të paligjshme.
Rich ka një reputacion të mirë për fitimin e rasteve të shpifjeve që përfshijnë të famshëm dhe nuk është çudi që Depp kërkoi ndihmën e saj. Aktori ishte në gjendje të fitonte çështjen e tij të shpifjes, duke fituar gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard pasi ajo e kishte akuzuar aktorin për abuzim.
Kujtojmë se në fillim të verës, Depp ndezi thashethemet se është në lidhje me avokaten tjetër të tij, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. Sidoqoftë, Vasquez reagoi duke i quajtur këto thashetheme të pavërteta dhe aspak etike.
Ajo bëri të ditur se 59 vjeçari kishte qenë mik dhe klient i saj për katër vjet e gjysmë. Sipas US Weekly, Rich ishte e pranishme në sallën e gjyqit në përballjen e fundit të Depp dhe Heard dhe kjo për t’i dhënë mbështetje atij. Rikujtojmë, se më shumë se 2000 njerëz nënshkruan një peticion për të kërkuar që Camille Vasquez të zëvendësojë Amber Heard në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Aquaman”.