E dashura e futbollistit Jude Bellingham, Laura Celia Valk, ka mahnitur me fotot e reja në Instagram me bikini. Dyshja, Bellingham, 21 vjeç, dhe Laura, 25 vjeçe, duket se nuk janë duke pushuar së bashku, pavarësisht se së fundmi kanë nisur një lidhje, sipas mediave të huaja. Ylli shpesh ndan foto me bikini, ndërsa në këto të fundit shfaqet me bikini të bardha me qershi.
Me origjinë nga Holanda, ajo ndiqet nga plot 540 mijë persona në Instagram, ndërsa ky numër u shtua edhe pasi ajo u bë qendra e mediave rozë, për lidhjen me futbollistin anglez.
Në momentin më të bukur, pasi siguruan një biletë për në fazën çerekfinale, për të trazuar disi ambientin në radhët e përfaqësueses Angleze ka menduar UEFA. Qeveria e futbollit Evropian ka hapur një hetim për Jude Bellingham, për mënyrën e tij të festimit pas golit në minutën e 95-të.
Futbollisti britanik gjatë festimeve bëri një gjest të pahijshëm duke prekur pjesë intime të trupit. Sipas UEFA-s:
Kjo është shkelje e rregullave bazë të sjelljes.
Në këtë mënyrë Bellingham rrezikon të dënohet me një ndeshje skualifikim, mund të humbasë çerekfinalen kundër Zvicrës, por më e mundshme në këtë rast është të dënohet me një gjobë të majme.