Celebrities Gossip Showbiz

E dashura e Brad Pitt, Ines de Ramon ka vendosur të kërkojë divorcin me Paul Wesley!

Ines de Ramon po divorcohet zyrtarisht nga Paul Wesley pasi ish-çifti u nda disa muaj më parë. E dashura e re e aktorit të njohur Brad Pitt raportohet se ka paraqitur dokumentet e nevojshme për të finalizuar divorcin në fillim të kësaj jave. Fansat vunë re se Wesley nuk kishte mbajtur unazën e tij të martesës në gusht gjatë promovimit të markës së tij të Bourbon, Brothers Bond. Çifti njoftoi ndarjen e tyre në shtator. Një burim i afërt u shpreh për People se:

Vendimi për t’u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë.

Ata u martuan në vitin 2019, por Ramon pretendoi se “ndryshimet e tyre të papajtueshme” i shtynë ata të merrnin një vendim për t’u ndarë. Ndërkohë, Ines filloi të takohej me Pitt në fund të vitit 2022. Një tjetër burim për ET tha se:

Brad dhe Ines kohët e fundit filluan të takoheshin. Brad po mundohet të kalojë kohë me Ines dhe po i pëlqen që ta njohë më mirë atë. Është ende e re, por ata po shohin se ku shkojnë gjërat dhe sa e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku.

 

Në janar u zbulua se çifti udhëtuan së bashku në Cabo San Lucas, Meksikë gjatë pushimeve.

Ines mori disa ditë leje nga puna për pushime dhe për të festuar me Brad dhe mbi të gjitha për të kaluar natën e Vitit të Ri me të. Ata kaluan një kohë të mrekullueshme në Cabo vetëm duke u çlodhur dhe duke u argëtuar së bashku. Ata kanë shumë të përbashkëta dhe Brad pëlqen sa e qetë është Ines. Ata janë të emocionuar se ku po shkojnë gjërat.