Burgu federal ku po mbahet Sean “Diddy” Combs mund të përballet me përmirësime të shpejta. Raportet e fundit e përshkruan qendrën e ndalimit në Brooklyn, New York, si një “ferr”, duke vënë në pah disa probleme të rënda në këtë institucion.
Mesa duket, ankesat janë dëgjuar, pasi së fundmi objekti i është nënshtruar një “operacioni ndërinstitucional,” si pjesë e përpjekjeve intensive për përmirësimin e kushteve. Diddy po mbahet në këtë qendër që nga shtatori, kur ai u arrestua dhe akuzua për shkelje të rënda, përfshirë trafikim seksual dhe inkurajim për prostitucion.
Të hënën, hetues nga disa agjenci federale inspektuan Metropolitan Detention Center, ku Diddy po mbahet para gjyqit të tij për akuza seksuale. Një përfaqësues që foli për TMZ shpjegoi se operacioni u ndërmor “për të siguruar një mjedis të sigurt si për të burgosurit, ashtu edhe për punonjësit e MDC Brooklyn.” Përfaqësuesi shtoi se ky operacion është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve në qendër, por mbetet e paqartë se cilat zona janë vëzhguar më nga afër.
Edhe pse ankesat për MDC nuk janë të reja, ndalimi i Diddy-t në këtë qendër ka tërhequr më shumë vëmendje. Avokatët e tij kanë pohuar më herët se MDC përballet me dhunë të përhapur midis të burgosurve dhe me disa raste vdekjesh, që mund të rrezikojnë sigurinë e tij. Ata gjithashtu kanë ngritur shqetësime mbi kushtet e jetesës, duke theksuar se pjesa më e vështirë e burgimit për themeluesin e Bad Boy Records ka qenë ushqimi. Megjithatë, Diddy po mbahet në një njësi të posaçme brenda qendrës, që ka ndihmuar të sigurojë mbrojtjen e tij nga të burgosur të tjerë që mund të synojnë ta sulmojnë për arsye të ndryshme.
Sean ‘P Diddy’ Combs po përballet me akuzat se ka droguar dhe përdhunuar një vajzë 13-vjeçare. Akuzat pretendojnë se incidenti ndodhi në një festë që ai organizoi për MTV Video Music Awards, sipas një padie të re civile. Reperi 54-vjeçar është përfshirë në probleme të reja ligjore pasi avokati i Teksasit Tony Buzbee paraqiti pesë padi të reja civile kundër Combs.
Kjo pason gjashtë paditë civile të paraqitura nga paditësit anonimë më 7 tetor. Një nga dosjet e fundit, të siguruara nga The Mirror US, akuzon Diddy për sulm seksual ndaj të miturës. Padia civile pretendon se vajza 13-vjeçare “kishte një shoqe që e kishte lënë në Radio City Music Hall në New York City, në mënyrë që ajo të mund të përpiqej të merrte pjesë në Video Music Awards (VMAs)”.