Celebrities Gossip Showbiz

E cilësuan bashkëpunim por blerësit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk mendojnë kështu! Primark has probleme me koleksionin e Rita Orës…

Bashkëpunimi i markës së veshjeve dhe jo vetëm “Primark” me këngëtaren Rita Ora është kritikuar nga fansat e modës pasi ata mendojnë se këngëtarja nuk ka dizajnuar asnjë nga koleksionet. Fansat në rrjetet sociale kritikuan markën për ngjitjen e emrit të Rita Orës në dizajnet e vjetra. Koleksioni prej 169 pjesësh përmban një sërë elementësh të stinës së vjeshtës, të tilla si: çizme, pallto, funde, si dhe bluza të shkurtra, kapele dhe shumë aksesorë të tjerë.

Sipas “Primark”, ka gati dy vjet që kuron veshjet me këngëtaren Rita Ora. Dizajnerja e modës Maddy Page u kritikua kundër koleksionit, duke thënë se ajo mendon se është një “mbulim” për publikimet standarde të vjeshtës të markës për t’i bërë pjesët thejsht të duken më emocionuese. Palltot e koleksionit u kritikuan më së shumti pasi blerësit me sy të mbrehtë thanë se kishin parë një numër të pjesëve të dimrit duke u shitur në “Primark” më parë.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale bënë me dije se veshjet e koleksionit të ri në bashkëpinim me këngëtaren i kishin parë edhe më parë në dyqan. Blerës të tjerë kritikuan çmimin e koleksionit, duke pretenduar se ishte shumë i shtrenjtë në mes të krizës së kostos së jetesës. Artikulli më i shtrenjtë i koleksionit është një pallto Longline Wrap prej 68 euro, e ndjekur nga tri pallto të tjera dimërore që kushtojnë me nga 51 euro secila. Artikulli më i lirë është një byzylyk me zinxhir në vlerë 3.50 euro i bërë nga zinku dhe xhami.

“Primark” tha se koleksioni është “bashkëpunimi i parë vërtet ndërkombëtar” dhe është i disponueshëm në mbi 430 dyqane në mbarë botën, duke përfshirë New Yorkun dhe dyqanin e tij më të madh në botë, në Birmingham.