Celebrities

E bija në luftë me jetën, gjysh Bardhi merr lajmin e mirë: Do të niset për kurim jashtë…

“Për Shqiptarët” është spektakli i madh emocionues në Top Channel, ku në qendër vendosen njerëzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese. Një program që bën bashkë shqiptarët për të shpëtuar jetë, për të strehuar një famije, për të realizuar një ëndërr, për të dhënë kurajë.

Lajme të mira janë dhënë në “Për Shqiptarët” edhe për gjysh Bardhin, 84-vjeçarin që endet dhe fle në korridoret e spitalit, ku mjekohet e bija prej disa javësh. Elvis Naçi i ka komunikuar atij lajmin se pasi janë vënë në kontakt me një nga spitalet më të mira në botë dhe i kanë treguar rastin e të bijës, ata kanë dhënë shpresë se mund t’i shpëtojnë jetën. Falë donacioneve të shqiptarëve që iu përgjigjën thirrje për ndihmë, do të mundësohet nisja e saj jashtë shtetit për kurim.

Po ashtu Fondacioni Firdeus do të kujdesen për gjysh Bardhin, si dhe për mbesën e tij, të cilës do t’i ofrohet bursë për të studiuar dhe nëse do të jetë nevojë për të qëndruar në konvikt pa asnjë pagesë. Gjithashtu shumë shqiptarë kanë shkruar dhe kanë dhuruar para për t’i ardhur në ndihmë 84-vjeçarit që po sakrifikon për vajzën e tij, dhe nipin dhe mbesën.