Bota Gossip

E bija ‘hoqi dorë’ nga mbiemri për të mirën e karrierës së saj, ish-presidenti Barack Obama tregon si ndihet pas këtij vendimi!

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka mbështetur vendimin e vajzës së tij, që kjo e fundit të heqë mbiemrin e tij, për karrierën e saj filmike. Në fillim të këtij viti, Malia Obama, 26-vjeçare, hoqi mbiemrin e vajzërisë, në filmin e saj debutues “The Heart”, të cilin e drejtoi ajo në aspektin e regjisë.

“The Heart” u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance 2024, ku emri i saj si regjisore në film, u shfaq si “Malia Ann”, një emërtimi i marrë nga emri i saj i parë dhe i mesëm. Në një intervistë të re në podkastin “The Pivot”, ish-presidenti ndau mendimin e tij, për sa i përket vendimit të vajzës së tij. Obama u shpreh gjatë episodit:

Sfida për ne është që të ata të na lejojnë t’u japim atyre çdo ndihmë. Dua të them, ata janë shumë të ndjeshëm për këtë çështje. Ata janë shumë kokëfortë për këtë.

Ish-presidenti deklaroi se i tha asaj që njerëzit përsëri do ta dinin se ajo është vajza e ish-presidentit, pavarësisht nëse ajo përdor emër tjetër. Obama vijoi:

Unë i thashë: ‘Ti e di se ata përsëri do ta dinë se kush je ti’. Dhe ajo më tha: ‘E di çfarë? Unë dua që kur njerëzit ta shikojnë emrin tim për herë të parë, të mos konstatojnë menjëherë lidhjen që kam me ty’. Kështu që unë mendoj se vajzat tona bëjnë gjithçka për të mos u përpjekur ta përdorin atë mbiemër.