Showbiz

E bardha është e zeza e re! Yjet e Hollywood parakalojnë tapetin blu në “Critics Choice Awards”

Nëse 4 ditë më parë yjet e kinemasë dhe muzikës parakaluan tapetin e kuq të “Golden Globes” të veshur me të zeza për t’u solidarizuar me viktimat e abuzimeve seksuale në Hollywood, situata ka ndryshuar ditën e kaluar.

Një pjesë e mirë e tyre ishin veshur me të bardha, këtë herë pa një qëllim të caktuar dhe kanë parakaluar tapetin blu të ceremonisë së “Critics Choice Awards” në Santa Monica. E para dhe më e bukura Angelina Jolie mbante veshur një fustan të “Ralph & Russo” në të cilin dukej e mrekullueshme.

Diane Kruger, Emma Roberts, Kate Bowsworth, Saoirse Ronan e shumë të tjera u shfaqën me të bardha dhe u cilësuan si të veshurat më mirë në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve. Edhe pse të gjitha këto artiste dukeshin të mahnitshme me veshjet e tyre ajo që vërtetë shëndriti ishte Nicole Kidman, jo vetëm për fustanin ‘pink’ nga “Valentino” por edhe për faktin se rrëmbeu një ndër çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes.

Seriali “Big Little Lies” në të cilin ajo ka interpretuar u shpall fituesi i katër çmimeve në kategorinë “Television” ku Nicole Kidman triumfoi si aktorja më e mirë në një serial.