Gossip

E akuzoi se i jepte konkurrentëve substanca narkotike për çaj, Kristiani flet për Arjan Konomin

Këtë të hënë, ish-konkurrenti i Për’puthen, Kristian Marcinaj, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”. Ai foli për eskperiencën e tij në Për’puthen, ndërsa nuk la pa përmendur edhe debatin e shumëpërfolur, mes tij dhe opinionistit Arjan Konomi  Ai u shpreh se nuk ka asgjë me Arjanin e nuk ndjen inat apo zemërim për të.

Megjithatë, veprimi i tij pasues tregoi se ndoshta për Kristianin ende situata nuk është mbyllur. Ai postoi në ‘Insta Story’ intervistën e tij, ndërkohë që emrin e opinionistit e ka mbuluar me një figurë kllouni. Ndoshta nuk ka qenë e qëllimshme, apo mos vallë Kristiani ende është i zemëruar me Arjanin?!

Rikujtojmë që debati nisi para disa javësh, në një puntatë të emisionit, ku Arjani akuzoi Kristianin se u ka dhënë një substancë narkotike, disa prej djemve të tjerë, përfshirë edhe Erlindin. Djemtë nuk e kanë pranuar akuzën dhe tregojnë se substansta është thjesht ‘çaj Matcha’. Debati ka agravuar, duke sjellë kështu edhe largimin nga emisjoni të dy djemve.

Pjesë nga debati:

Arjani: “Ajo që thua është çaj, nuk është çaj, por jep drogë. Të jep halucinacione. Ti je për tu arrestuar me këto që bën.”

Kristiani: “Manipulator, o zotëri është çaj matcha, mos hamendëso.”

Arjani: “Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Më kanë thënë gazetarët se e ka përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike.”