Andi dhe Jasmina janë një nga ish-çiftet më të përfolur të momentit. Dyshja doli nga “Për’puthen” me qëllim që të njiheshin jashtë programit, mirëpo duket se kësaj njohje i erdhi fundi pa nisur mirë ende.
Pak orë më parë, Jasmina dhe Andi i dhanë fund lidhjes së tyre, dhe shkak është bërë këngëtarja e njohur Diona Fona. Jasmina është shprehur shumë e zhgënjyer nga kjo sjellje e Andit duke i kërkuar fansave të mos e pyesin më për të.
Boll më pyetët se çfarë bën Andi e nga është Andi. Durova të dal si femër e fiksuar para një Shqipërie, ndërkohë që duket kush shkon pas femrës së gabuar.
Pas fjalëve shumë të acaruara të Jasminës në InstaStory, është Andi ai që e ka radhën “të shfajsohet” apo të pranojë hapur lidhjen me këngëtaren. Ky i fundit nuk bën asnjë reagim, veç se i bën unfollow Jasminës.
A është kjo mënyra e tij për t’i dhënë fund marrëdhënies, apo Andi në të vërtet nuk kishte asgjë me Dionën, por thjesht është nxehur me sjeljen e Jasminës?!
Kujtojmë, se një muaj më parë Top Albania Radio ka hedhur hije dyshimi se shfaqja në klipin e Diona Fonës ‘shkatërroi’ raportin mes Andit dhe Jasminës, dyshime këto, të cilat me sa duket po vërtetohen.