Pak kohë më parë e dashura e të ndjerit, legjendës së futbollit Diego Maradona-s, Mavys Alvarez, rrëfeu një histori të trishtë me super yllin e futbollit që kishte ndodhur kur ajo ishte vetëm 16-vjeçe. Mavys theu heshtjen dhe tregoi se si ishte marrëdhënia e saj me Diego-n në atë periudhë. Ajo ka treguar momentin kur ai i dha asaj kokainë e po ashtu edhe për vështirësitë për të dalë nga varësia që krijoi.
Unë u përpoqa, por nuk munda të dilja. Ishte një spirale. Kur hoqa dorë nga droga, kalova tek alkooli. Është e vështirë të flasësh për këtë para kamerës, vërtet. Diego më mësoi drogën, isha akoma 16-vjeçe, nuk kisha mbushur 17.
Alvarez më tej ka rrëfyer edhe ndërhyrjen që Diego i kërkoi asaj që të bënte për të zmadhuar gjoksin. Ajo rrëfeu se nëna e saj nuk e dinte për këtë situatë dhe se autorizimi për operacionin, duke qenë se ajo ishte ende minorene, ishte dhënë nga vetë Maradona.
Ndërkaq, së fundmi janë publikuar edhe pamjet e Diego-s në një shtrat me vajzën në fjalë e cila asokohe ishte vetëm 16-vjeçe. Maradona, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare vitin e kaluar, shihej teksa mbante kamerën në duar ndërsa dyshja ishte shtrirë në shtrat dhe në sfond dëgjoheshin komentatorët e futbollit.
Videot e tjera, të marra nga gazeta spanjolle “Infobae”, tregojnë bashkëpunëtorët e Maradonës në dhomë. Akuzat kanë nxitur një rast të trafikimi njerëzor. Pretendimet kanë çuar në ngritjen e një ankese në Prokurorinë për Trafikimin dhe Shfrytëzimin e Personave në Argjentinë dhe Alvarez është bashkuar si paditëse.