Këngëtari i njohur Ricky Martin fitoi së fundmi çështjen kundër nipit të tij Dennis Jadiel Sanchez, i cili e akuzoi atë për incest dhe abuzim. Sanchez hodhi poshtë përfundimisht akuzën ndaj Martin, ndonëse më parë pranoi se ata kishin qenë në një marrëdhënie seksuale prej disa muajsh. Një gjykatës në Porto Riko hoqi gjithashtu një masë ndalimi të përkohshëm, që iu vendos Ricky Martin një javë më parë, sipas “TMZ”.
Ndërkaq, së fundmi është bërë e ditur se Ricky Martin ka ngritu një padi prej 20 milionë dollarësh kundër nipit të tij 21-vjeçar. TMZ, e cila ishte e para që raportoi lajmin, vuri në dukje se këngëtari 50-vjeçar e ngriti padinë në San Juan, Porto Riko. Një muaj pasi Sanchez tërhoqi urdhrin e tij të ndalimit kundër yllit të popit, Martin pretendon se Sanchez filloi t’i dërgonte mesazhe përmes Instagramit, duke e kërcënuar se do t’i “vriste reputacionin dhe integritetin e tij” nëse nuk i jepte para. Martin pretendon në padinë e tij se Sanchez të cilin ai e përshkroi si një “individ të keqpërshtatur” i dërgonte mesazhe deri në 10 herë në ditë për një periudhë 4-mujore.
Ai pretendon gjithashtu se Sanchez postoi numrin e tij të celularit në internet dhe krijoi një llogari në Instagram për një nga fëmijët e tij, gjë që nervozoi këngëtarin. Martin i cili është prind i djemve Valentino dhe Matteo, të dy 14 vjeç, dhe 3-vjeçarëve Lucia dhe Renn, me bashkëshortin Jwan Yosef thotë se ai dhe familja e tij ndihen të pasigurt në Porto Riko për shkak të sjelljes së supozuar të Sanchez. Sanchez, i cili është djali i gjysmë motrës së Ricky-t, Vanessa Martin, më parë pretendoi se ai dhe xhaxhai i tij ishin në një lidhje 7-mujore dhe Ricky e përndiqte në shtëpinë e tij pasi u ndanë dy muaj më parë.