Celebrities Gossip Showbiz

E akuzoi Cardi B për tradhti, Offset shfajësohet duke thënë se ishte i dehur…

Reperi amerikan, Offset së fundmi ka mbyllur njëherë e mirë thashethemet e tradhtisë sa i përket martesës së tij me Cardi B. 31-vjeçari zbuloi për podcast-in ‘Way Up With Yee’ se:

Ajo është gruaja ime. E dua deri në vdekje.

Ai pohoi se të dy ishin duke u grindur kur e akuzoi për tradhti. Reperi vazhdoi të shpjegonte se si faktori shtytës në ngritjen e akuzave të tilla në internet nuk ishin asgjë më shumë se disa gota tekila.

Ne jemi të çmendur për njëri-tjetrin.

Reperi i “Migos” pranoi gjithashtu se gabimet e tij të së kaluarës vazhdojnë të ndjekin marrëdhënien e tyre.

Të jem i sinqertë, e urrej faktin që sa herë që ajo ka një problem me dikë tjetër, ata e rikthejnë të kaluarën time. E kaluara ime mbulon gjithçka që kam bërë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam bërë asgjë.

Rikujtojmë, se Offset i propozoi reperes në tetor 2017 në koncertin vjetor të Power 99 të Powerhouse në Filadelfia. Në shtator 2020, Cardi paraqiti kërkesë për divorc nga Offset, duke pretenduar se martesa e tyre ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme”. Megjithatë, dyshja që atëherë i kanë zgjidhur gjërat. Çifti kanë dy fëmijë, Kulture Kiari Cephus dhe Wave Set Cephus. Offset ka gjithashtu djemtë Jordan Cephus dhe Kody Cephus dhe vajzën Kalea Marie Cephus nga lidhjet e mëparshme.