Aktori i njohur, Akili McDowell, ka përfunduar në prangat e policisë. Sipas mediave të huaja, 21-vjeçari, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Billions and David Makes Man”, u burgos në burgun e qarkut Harris në Houston, Teksas.
Ngjarja ka ndodhur më 1 gusht dhe i riu akuzohet për vrasje dhe vjedhje sipas të dhënave publike në internet.
Sherifi i qarkut, Harris Ed Gonzalez, njoftoi arrestimin e McDowell-it në një deklaratë në “Facebook”, duke raportuar se të shtënat ndodhën, më 20 korrik në parkingun e një kompleksi apartamentesh pranë East Harris County.
Viktima, i identifikuar si 20-vjeçari Cesar Peralta, u shpall i vdekur në vendngjarje.
“Hetimi është duke vazhduar dhe ne inkurajojmë këdo që ka informacion të kontaktojë Njësinë e Vrasjeve në 713-274-9100”, shtoi sherif Gonzalez, shkruajnë mediat e njohura.
McDowelli do të dalë në gjykatë ditën e sotme për akuzën e vjedhjes dhe përsëri më 9 tetor për akuzën e vrasjes.