Dashuria e Tom Holland për Zendaya është shumë e veçantë! Yjet e “The Spider-Man: No Way Home”, të dy 25-vjeçarë, u fotografuan duke u larguar së bashku nga një hotel në Nju Jork. Atje, dyshja u mbajtën për dore ndërsa po shkonin drejt një shfaqjeje për filmin e ri të Holland me titull “Uncharted”.
Për të marrë pjesë në shfaqje, Holland kishte veshur një kostum gri të çelur dhe një gol të zi, të kombinuara me çizme të zeza. Ndërkohë Zendaya ishte veshur me një fustan si këmishë të zezë, të pajisur me një rrip të zi dhe taka të zeza.
Theksojmë se aktori i njohur Tom Holland ka blerë pronën e tij të re në Richmond, në Londrën Jugperëndimore, që muajin e kaluar. Çifti, të cilët u takuan në xhirimet e “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2016. Pas blerjes tani ata po planifikojnë edhe një rinovim prej 250,000 £ për të përfshirë një palestër, kinema dhe shunë ambiente të tjera.
Aktorja amerikane Zendaya, tashmë zotëron një shtëpi prej 3 milionë funtesh në Los Anxhelos, por thuhet se po vendoset me të dashurin e saj Tom në Londër. Është afër prindërve të tij dhe shtëpisë së fëmijërisë në Kingston upon Thames. Një burim i tha Mirror:
Ata janë shumë të lumtur për pronën dhe për të marrë shtëpinë e tyre të parë së bashku. Ata janë shumë të dashuruar dhe donin që shtëpia e tyre e parë të ishte në Londër, ku u rrit Tom. Të gjithë janë të emocionuar për ta.
Fansat kishin shpresuar prej kohësh që aktorët të bashkoheshin, që kur filluan të luanin edhe role të përbashkëta dashurie në ekran në ekskluzivitetin e Marvel-it. Tom dhe Zendaya fillimisht filluan të takoheshin gjatë xhirimit të filmit të parë, megjithëse dyshja nuk e konfirmuan kurrë lidhjen mes tyre.