Celebrities Gossip Showbiz

Dyshja e njohur Joe Jonas dhe Sophie Turner drejt ndarjes!

Joe Jonas dhe Sophie Turner duket se janë në rrugën e tyre drejt divorcit. Këngëtari 34-vjeçar i Jonas Brothers thuhet se është takuar me avokatët e divorcit. Burime pranë tyre pohuan gjithashtu se ai po përgatitej të depozitonte dokumentet e divorcit. Joe dhe ylli 27-vjeçar i “Game Of Thrones” thuhet se kanë pasur ‘probleme serioze’ gjatë këtij viti.

Çifti u martua në dy ceremoni në vitin 2019, ku e para u zhvillua si një dasmë e improvizuar në Las Vegas një natë pas Billboard Music Awards 2019. Detajet për atë që ka ndodhur mes çiftit janë të pakta, por ata nuk janë parë së bashku në publik prej muajsh. Në fillim të këtij viti Jonas është parë i vetëm pa unazën e tij të martesës.