Së fundmi aktorja Blake Lively zbuloi se ajo dhe bashkëshorti, Ryan Reynolds, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt së bashku në postimin e fundit në Instagram. Ylli i “Gossip Girl” shihej e buzëqeshur duke qëndruar mes aktorit të “Deadpool” dhe nënës së tij, Tammy, ndërsa u tregonte fansave lajmin. Dyshja ende nuk e ka zbuluar emrin e fëmijës apo ndonjë foto të të porsalindurit.
Blake njoftoi zyrtarisht se ishte në pritje të fëmijës numër katër në shtator 2022, ndërsa merrte pjesë në Samitin e 10-të Vjetor të Grave të “Forbes”. Ylli i Hollywood-it zbuloi barkun e rrumbullakosur me një fustan të shkurtër ngjyrë ari. Blake dukej e emocionuar në tapetin e kuq të eventit të Forbes, teksa shihej e buzëqeshur dhe mbante barkun me duar. Ndërkohë, partneri i saj, aktori Ryan Reynolds së fundmi tregoi për vendimin e tij për t’u larguar pak nga aktrimi për t’u fokusuar në atësinë.
Kur bëhet fjalë për çiftet hit të Hollivudit, Blake Lively dhe Ryan Reynolds sigurisht të vijnë në mendje mes emrave të shumtë. Ata u takuan në xhirimet e ‘Green Lantern’ dhe u martuan në vitin 2012. Së bashku, në Instagram, ata kanë më shumë se 75 milionë ndjekës, me të cilët ndajnë foto nga jeta e tyre e përditshme. Duke zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur për fansat, Ryan Reynolds foli se çfarë do ta bënte martesën e tij me Blake Lively të suksesshme, duke theksuar se si ata janë rritur së bashku që kur u takuan.