Celebrities Gossip Showbiz

Dyshja e njohur e aktorëve i japin fund beqarisë!

Aktori Ed Westwick, i njohur për rolin e tij si Chuck Bass në serialin Gossip Girl, i ka dhënë fund së fundmi beqarisë me aktoren Amy Jackson. Lajmi u bë i ditur nga vetë çifti, të cilët publikuan fotografi nga dasma e tyre e magjishme. “Udhëtimi ynë sapo ka filluar”-shkroi dyshja në postimin e tyre në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Westwick (@edwestwick)

Ceremonia e tyre e martesës u mbajt në Itali në një ambient shumë të veçantë. Amy rrezatonte me fustanin e saj përrallor të nusërisë. Çifti ftuan 220 persona, të cilët udhëtuan nga SHBA-ja, India dhe nga disa pjesë të Evropës për t’iu bashkuar atyre në celebrimin tre ditor në Bregdetin Amalfi.