Majk, reperi, këngëtari dhe tekstshkruesi shumë i dashur për publikun, rikthehet me një projekt të ri muzikor pas bashkëpunimit mjaft të suksesshëm me Dafina Zeqirin ‘Më fal’. E kur t’ju themi se me kë reper, njëkohësisht mik të mirë tëij bëhet fjalë me siguri do të ndjeni ‘era hit’. Besojmë e morët me mend se po flasim për Getoar Selimin, i njohur për publikun si Ghetto Geasy.
Dyshja kanë disa bashkëpunime së bashku që padyshim numërojnë miliona klikime e pëlqehen shumë. Andaj dhe dy reperët duket se kanë vendosur të vijnë me një tjetër surprizë. Ka mjaftuar një Instastory me një ‘selfie’ të tyren e postuar nga Majk që ka bërë ndjekësit të dyshojnë për një projekt mes tyre, por pa pasur detaje të mëtejshme, ndaj na mbetet të presim ditët në vijim për më shumë.
Ghetto Geasy është padyshim një ndër ‘veteranët’ më të mirë në fushën e repit. Prej shumë vitesh tanimë, ai vazhdon të prodhojë këngë të reja që bëhen menjëherë hit. Përpos pjesës së muzikës që dihet tanimë se është ndër më të mirët, Getoari shpesh është diskutuar edhe për stilin e tij shumë të veçantë.
Ashtu si tek veshjet, ashtu edhe në modelin e flokëve apo të mjekrrës, reperi gjithmonë arrin të të tërheqë vëmendje. Megjithatë, pak kohë më parë Getoari ka postuar një selfie në Instastory duke na treguar ‘modelin’ e ri të flokëve dhe duket vërtet çuditshëm me të.