Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Para pak javësh moderatorja vendosi që të reagojë duke u shprehur se për momentin mes saj dhe Donaldit nuk ka asgjë, megjithëse pranoi se nga ana e këtij të fundit ka pasur kërkesë falje si publikisht dhe personalisht.
E pasi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.
Komentet po jua lëmë ju në dorë…
Trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë. Deri më tani këngëtarja e njohur nuk kishte reaguar në lidhje me këtë çështje, ndonëse nuk ka bërë asnjë paraqitje televizive. Megjithatë, ajo para disa ditësh ka qenë e pranishme në “Netët e klipit shqiptar”, ku ka folur për herë të parë në një intervistë rreth jetës së saj.