Celebrities

Dyshen fantastike të aktorëve Arnold Schwarzenegger dhe Salma Hayek tashmë pa frikë mund t’i quajmë Zotat e Perëndive!

Ne nuk do ta quajmë më Arnold Schwarzenegger por Zeusi! Në fillim të kësaj jave, BMW publikoi një video disa sekonda për një reklamë të ardhshme që është planifikuar të transmetohet e plotë në fund të këtij muaji gjatë “Super Bowl LVI” të dielën me 13 shkurt. Në klipin e shkurtër, Schwarzenegger shfaqet si Zoti grek Zeusi dhe porosit një makiato.

Ndërsa baristi në kafene e shqipton gabimisht emrin e tij shumë herë, një Schwarzenegger i zemëruar i afrohet banakut dhe e informon atë për shqiptimin e saktë. “Është Zeusi,” thotë ai, ndërsa ndriçimi bie mbi armaturën e veshur me ar.

Kur baristi vëren se emri është tamam si “Perëndia grek i rrufesë”, një Schwarzenegger me fytyrë serioze thotë:

Është pikërisht ashtu.

Me Schwarzenegger-in duke u larguar, baristi bërtet: “Super” përpara se të dëgjohet një bubullimë dhe një logo e BMW të shfaqet mbi datën e Super Bowl-it të ardhshëm. Muajin e kaluar, vetë Schwarzenegger i ngacmoi të gjithë fansat për reklamën e Super Bowl kur ndau një imazh për një projekt misterioz të quajtur Zeus në Instagram ku shihej i veshur si perëndia greke.

Ndërkohë që edhe Salma Hayek do të përfshihet gjithashtu në reklamën e BMW-së, të cilën aktorja e njoftoi gjithashtu nëpërmjet një  postimi në rrjetin social Instagram. Duke ndarë një fotografi të ngjashme me atë që Schwarzenegger ku postoi veten e veshur si Hera, si gruaja e Zeusit. Poshtë psotimit ajo shkroi:

Jam shumë e emocionuar që reklama ime e parë @BMWUSA është për iX e tyre të parë elektrike. Ajo del me 2.13.22 @BMW #BMWElectric.

Schwarzenegger është shfaqur edhe më parë në reklamat e Super Bowl në vitet e kaluara, duke përfshirë një në 2014 për Bud Light dhe një në 2017 për lojën Mobile Strike, të paktën këtë ka raportuar “Entertainment Weekly”.