Bota Botë e Çuditshme Fashion Lifestyle

Dyqani i veshjeve në Kinë ngre polemika në rrjet, zëvendëson manekinët me gra të vërteta!

Një dyqan kinez i shitjeve me pakicë së fundmi u bë kryefjalë e rrjeteve sociale, duke zëvendësuar manekinët me vajza të vërteta, për të reklamuar veshjet që janë në shitje. Zëvendësimi i manekinëve synon të tregojë se si rrobat përshtaten në një trup të vërtetë në lëvizje, duke ofruar një pamje më realiste të veshjeve.

Videoja e shfaqur në internet shfaq disa gra të veshura sipas modës më të fundit. Ajo ka ngjallur reagime të ndryshme, me disa përdorues që kritikojnë shfrytëzimin e modeleve, ndërsa të tjerë e konsiderojnë zbavitëse, duke e krahasuar punën me “të paguhesh për të reklamuar”.

Disa përdorues të tjerë shprehën shqetësimin për etikën e përdorimit të modeleve në këtë mënyrë. Ata e kanë quajtur atë shfrytëzuese dhe të panevojshme. Në përshkrimin e videos shkruhet:

Një zinxhir dyqani kinez i shitjes me pakicë ka ndërruar manekinet tradicionale me gra të vërteta që ecin në pistë vrapi, duke veshur rrobat e tyre. Ata besojnë se kjo i ndihmon klientët të shohin se si rrobat përshtaten dhe lëvizin tek një person.