Kanye West ka njoftuar se do të hapë dyqane Yeezy në mbarë botën. 45-vjeçari nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, lajmëroi se:
Ne do të hapim një dyqan Yeezy në mbarë botën duke filluar nga Atlanta.
Në postimin e tij, reperi dhe stilisti gjithashtu iu referua edhe dy kompanive të mëdha Adidas dhe Gap duke thënë se ai ‘i shpëtoi’ të dyja kompanitë, pavarësisht faktit se ata nuk ndërtuan dyqane të përhershme Yeezy siç thuhet në kontratën e tyre. Reperi u kërkoi 16.5 milion ndjekësve të tij të aplikonin për pozicione, duke shkruar:
Kush do të ishte më mirë ta hapte atë? Unë do të blej tokën dhe/ose ndërtesën, atëherë do të zgjerohemi në çdo shtet dhe më pas ndërkombëtarisht. Kushdo që ka mbi 10 vjet eksperiencë në shitje me pakicë dhe është gati të ndryshojë botën, postojeni profilin tuaj në Instagram ose vendndodhjen e dyqanit në komente dhe ne do t’ju gjejmë. Kam nënshkruar me Adidas dhe Gap sepse kontraktualisht deklarohet se do të ndërtonin dyqane të përhershme, gjë që asnjëra kompani nuk e ka bërë edhe pse unë i shpëtova të dyja këto kompani në të njëjtën kohë. Unë do ju tregoj se si të përdorni rrjetet sociale.
Reperi i njohur Kanye West, tani edhe stilist, po kritikohet mjaft në rrjet për shitjen e koleksionit të tij të fundit të veshjeve nga qeset e plehrave. Në Twitter tashmë qarkullojnë foto që tregojnë mallra të vendosur jo me rregull në qese të mëdha të zeza plehrash në dyshemenë e një dyqani Gap. Sipas dëshmitarit okular, “bashkëpunëtori i shitjes tha se Ye u inatos kur pa se i kishin vendosur rrobat e tij në varëse rrobash” sepse “kështu donte ai”.
West së fundmi mbrojti shitjet e tij të Yeezy Gap pasi u kritikua për shitjen e modeleve të tij nga qeset e plehrave. 45-vjeçari sqaroi se mallrat e tij janë futur në çanta të mëdha ndërtimi në një intervistë të enjten në “Fox News”, duke e quajtur veten një “inovator”.
Kanye West rrëfeu edhe një herë betejat e tij për bashkë-prindërimin me Kim Kardashian, teksa ai ndau një sërë mesazhesh personale mes tij dhe ish-gruas në Instagram ditën e djeshme, duke e shtyrë atë t’i kërkonte të ndalonte me sjelljen e tij. Në postimet e tij të fundit, ai zbuloi se varësia e tij ndaj pornografisë shkatërroi familjen, tha se Kim duhet të marrë vendime për shkollimin e fëmijëve të tyre sepse ajo është ‘gjysmë e bardhë’ dhe përshëndet ‘dhuruesit e spermës’ të Kardashian.