Dyshja e njohur e aktorëve, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson u bënë mjaft të njohur pas paraqitjes dhe roleve të tyre në filmat “Fifty Shades of Grey”, “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed” që u publikuar nga viti 2015 deri në 2018. Dornan portretizoi famëkeqin Christian Grey, ndërsa Johnson luajti në rolin e të dashurës së tij, Anastasia Steele.
Për këdo që i ka parë filmat dhe e ka parasysh natyrën e egër të disa prej skenave dhe momenteve që në atë kohë qarkullonin edhe zëra se dyshja nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Por Johnson i ka dhënë fund më parë pretendimet se ajo nuk e pa kurrë në sy aktorin e “The Tourist”. Ajo u shpreh në atë periudhë për Vanity Fair se:
Nuk ka pasur kurrë një kohë kur ne nuk shkonim mirë. E di që është e çuditshme, por ai është si një vëlla për mua. Unë e dua atë aq, aq, aq shumë. Dhe ne ishim vërtet aty për njëri-tjetrin. Ne duhej të kishim besim me njëri-tjetrin dhe të mbronim njëri-tjetrin.
Gjashtë vjet kanë kaluar nga filmi i tyre i fundit së bashku dhe duket sikur miqësia është ende e fortë si kurrë më parë. Duke folur për Metro në tapetin e kuq për Into Film Awards, Dornan tregoi se kur kishte folur për herë të fundit me yllin e “Madame Web”.
Po dërgoja mesazhe me të disa ditë më parë. Mendoj se ajo është në Londër edhe pak e ngarkuar gjatë javëve të ardhshme, kështu që duke u përpjekur ta shoh atë dhe Chris për darkë.
At the @intofilm_edu Awards, Irish actor Jamie Dornan was there presenting, and during his interview, we dived deep into his acting career and we had to ask if he is still in touch with Fifty Shades of Grey co-star Dakota Johnson ✨ pic.twitter.com/KxKqSnH4L8
— Metro (@MetroUK) July 1, 2024