Legjenda e ekipit të basketbollit “Los Angeles Lakers”, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, u përkujtuan me një statujë prej bronzi të vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit, me rastin e 2-vjetorit të aksidentit. Ikona e basketbollit humbi jetën më 26 janar të vitit 2020 në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabasas, një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.
Në aksident ndërruan jetë edhe shtatë persona të tjerë. Statuja dedikuar yllit të NBA-së dhe babait të katër fëmijëve, së bashku me Gianna-n, u vendos në vendin e aksidentit tragjik në një zonë malore të Calabasas në Los Angeles. Skulptori i statujës, Dan Medina, shkroi në pllakën e vendosur pranë statujës:
Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë.
Statuja e shfaq Kobe duke e parë me admirim Gianna-n, e cila ishte vetëm 13-vjeçe kur ndodhi ngjarja tronditëse. Shumë njerëz në po atë vend e nderuan legjendën e basketbollit dhe viktimat e tragjedisë duke vendosur lule përpara statujës. Kobe, i cili ishte 41 vjeç në kohën e vdekjes së tij dhe Gianna po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli në Ventura County.
Në karrierën e tij 20-vjeçare me ekipin, Bryant vazhdoi të fitonte pesë kampionate, gjithashtu në 2009 dhe 2010 dhe ishte dy herë MVP i finaleve të NBA, në 2009 dhe 2010. Kobe, 41 vjeç dhe vajza Gigi, 13, vdiqën tragjikisht me shtatë të tjerë në një përplasje helikopteri më 26 janar 2020 në Calabasas, Kaliforni së bashku me pilotin Ara Zobayan, 50, Alyssa Altobelli, 14, Keri Altobelli, 46, John Altobelli, 56, Payton Chester, 13, Sarah Chester, 46, dhe Christina Mauser, 38.
Rikujtojmë se, një xhaketë lëkure e bërë për Kobe Bryant në përkujtim të kampionatit të tij në Los Angeles “Lakers” në vitin 2000 doli në ankand muajin e kaluar. Xhaketa është pjesë e koleksionit “Julien’s Auction’s Icons & Idols: Sports”, për të cilin ankandi u mbajt më 6 dhjetor në selinë qendrore të kompanisë në Beverly Hills dhe në internet.