Sport

Dy sfida mbyllen në barazim, Laçi gjen fitoren e parë.

Kanë përfunduar ndeshjet e para të javës së 9-të të Superiores.

Laçi ka dalë nga kriza duke marrë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit nën drejtimin e trajnerit Moriero mposhtën me shifrat 3-1 Vllazninë duke lënë kështu vendin e fundit.
Ndërsa dy sfidat e tjera u mbyllën me barazime pa gola.

Derbi Tirana-Dinamo nuk prodhoi aq emocione dhe raste sa priteshin, por vetëm dy gola të cilët u anuluan për pozicion jashtë loje. Kurse dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave, karton të kuq, penallti të humbur, raste etj.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME

LAÇI 3-1 VLLAZNIA

TIRANA 0-0 DINAMO

EGNATIA 0-0 TEUTA

NDESHJET E NESËRME

BYLIS-SKËNDERBEU ORA 14:00

ELBASANI-PARTIZANI ORA 17:00