Sport

Dy miqësoret me Kosovën, Shqipëria U-19 nis grumbullimin/20 lojtarë të ftuar!

Këtë muaj, në datat 6 dhe 8 qershor, Shqipëria U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore  ndaj Kosovës U-19. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, FSHF, bën të ditur se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës, që të dyja sfidat të mund të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”.

Kuqezinjtë e nisin që ditën e sotme grumbullimin për dy sfidat miqësore me Kosovën, në Durrës. Për trajnerin Julian Ahmataj ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar me ekipin Kombëtar U-19.

Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me emrat e 20 futbollistëve për dy ndeshjet me Kosovën U-19. Tetë lojtarë vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet e huaja.

Takimi i parë miqësor ndaj Kosovës U-19 do të luhet më datë 6 qershor në orën 18:00, në stadiumin “Egnatia Arena”, ndërsa ndeshja e dytë ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”.

Dy ndeshjet miqësore me Kosovën U-19 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te kualifikueset për Kampionatin Europian U-19 “Rumani 2025”.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën e me Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin nëntor të këtij viti.

Më poshtë edhe lista e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri Julian Ahmataj për dy ndeshjet miqësore me Kosovën U-19: