George Clooney dhe Julia Roberts kanë qenë miq për dekada dhe ata kanë punuar së bashku në Ocean’s Eleven (2001), Ocean’s Twelve (2004) dhe Money Monster (2016), dhe tani ata janë bashkuar për “Ticket To Paradise”. Bukuroshja 54-vjeçare tha këtë javë se ylli i filmit e ndihmoi atë kur ishte vetëm në Australi duke xhiruar komedinë romantike.
“Ne ishim në një flluskë dhe është koha më e gjatë që kam qenë larg familjes sime. Nuk mendoj se kam kaluar kaq shumë kohë vetëm që kur isha 25 vjeç”, tha Roberts për New York Times. Xhirimet u zhvilluan midis nëntorit të vitit 2021 dhe shkurtit të vitit 2022, sipas The New Zealand Herald.
Ndërsa familja e Clooney, gruaja e tij Amal dhe binjakët e tyre, ishin në xhirime, Roberts ishte e vetme. Ajo është e martuar me Danny Modern, 53 vjeç, prej 20 vitesh. Dhe së bashku ata kanë tre fëmijë, Hazel, Phinnaeus dhe Henry. “Ne filluam në ishullin Hamilton dhe Julia e kishte shtëpinë poshtë Amal, mua dhe fëmijëve”, shpjegoi Clooney.
Unë dilja herët në mëngjes dhe do t’i sillnim asaj një filxhan kafe. Ajo ishte halla Juju për fëmijët e mi. Familja e Roberts përfundimisht arriti në Australi, por ata duhej të fluturonin në Sydney dhe të karantinoheshin për dy javë vetë përpara se ajo të mund t’i shihte ata.