Lionel Mesi është kthyer përsëri në fushën e lojës për Inter Majemi pas më shumë se tre muajsh ku ai nuk ishte aktivizuar me këtë skuadër, ndonëse kishte qenë në periudha të ndryshme rregullisht në fushë me përfaqësuesen e Argjentinës. Sulmuesi ishte titullar në duelin ndaj Filadelfia Union dhe u bë ashtu sicc pritej protagonist me lojën e tij. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por ishte Mesi i cili brenda 5 minutash shënoi dy herë pas asisteve nga Luis Suarez dhe Zhordi Alba, për të përmbysur shifrat që në pjesën e parë.
Në minutat shtesë të ndeshjes, ai dha asistin për golin e Luis Suarez që vulosi fitoren 3-1 të ekipit të tij i cili është gjithnjë e më shumë lider i padiskutueshëm i Konferencës së Lindjes dhe pretendent kryesor për titullin kampion.