Celebrities Gossip Showbiz

Dy fjalë nga Megan Fox për beqaret!

Aktorja e njohur Megan Fox dha së fundmi disa këshilla për beqaret. ‘Mësoni diçka të re, një aftësi ose hobi dhe mos humbisni energji me djemtë. Djemtë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveçse t’ju zhytin edhe më shumë. Ecni para. Investoni në vete.’-tha aktorja. Fox i bëri komentet e saj pothuajse një muaj pasi konfirmoi përfundimin e fejesës së saj të gjatë me Machine Gun Kelly.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Së fundmi Fox ka folur për periudhën kur ishte e martuar me Brian Austin Green. Ylli i “Transformers” e ftuar në podcastin “Call Her Daddy” tha se:

Kam dashuruar shumë njerëz gjatë gjithë kohës. Shkoja në punë dhe dashurohesha sepse isha fëmijë dhe po, kurrë nuk kisha lirinë e plotë për të qenë beqare dhe për ta përjetuar atë jetë.

Fox nuk zbuloi asnjë nga yjet për të cilët kishte rënë në dashuri dhe as nuk pranoi ndonjë tradhti gjatë intervistës me prezantuesen e podcast-it, Alexandra Cooper. Megjithatë, ylli i “Jennifer’s Body” rrëfeu:

Unë nuk kam qenë një e dashur e shkëlqyer për Brian, të jem e sinqertë.

Rikujtojmë, se në një intervistë për “WWD”, Megan foli për mënyrën sesi po i rrit djemtë e saj dhe mënyrën e shëndetshme sesi po i edukon në lidhje me dashurinë. Ajo theksoi se është e rëndësishme të rrisë djem që nuk janë gënjeshtarë, por totalisht transparentë dhe respektues.

“Mendoj se ngaqë kam 2 djem, është e rëndësishme që të rris djem që nuk janë si burrat me të cilët kam qenë e lidhur”,-u shpreh Megan, referuar 3 djemve të saj, Noah, 11 vjeç, Bodhi, 9 vjeç dhe Journey, 7 vjeç. Ajo shtoi:

Është shumë e rëndësishme për mua që të rris djem që janë të aftë të kenë një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre.