Bota

Dy burra i dhanë një valixhe plot me kokainë por britanikja mendonte se ishin para, tanimë e reja pritet të dënohet me 60 vjet burg!

Një estetiste britanike e akuzuar për kontrabandën e kokainës me vlerë 15 milionë dollarë në valixhet e saj ka pohuar se besonte se kishte vetëm para. Kim Hall, 28 vjeçe nga Middlesbrough, u ndalua në aeroportin O’Hare të Çikagos ndërsa po përgatitej të hipte në një fluturim për në Mançester më 18 gusht. Hetuesit e Sigurisë Kombëtare gjetën 43 kg kokainë të paketuar në dy valixhe përpara se të ndalonin të renë. Tani e përballur me 60 vjet burg në SHBA, Hall pretendon se ajo pranoi të sillte dy valixhe në shtëpi me besimin se çantat përmbanin vetëm para.

Ajo këmbëngul se u detyrua t’i mbante çantat pasi iu ofrua pushimi falas në Meksikë nga dy burrat me të cilët u miqësua në një pushim të mëparshëm në Portugali të cilët thanë se kishin interesa të pronave të paluajtshme në Amerikën Qendrore. Duke folur për The Sun, Hall tha: “Unë nuk jam një person i keq. Unë kurrë nuk kam qenë në telashe në jetën time dhe nuk jam fajtore për atë që më akuzojnë. Më mbajtën një armë në kokë dhe më kërcënuan se do të më qëllonin.” Kur udhëtimit të saj njëjavor në Kankun po i vinte fundi, Hall pretendoi se burrat i kërkuan asaj të merrte dy valixhe me vete, të cilat ata thanë se përmbanin 250,000 dollarë para të gatshme. “Unë u pajtova me të sepse nuk kishte asnjë arsye për të mos e bërë këtë. Ishin vetëm para dhe nuk pashë asgjë të keqe në to”-tha ajo.